Aktualitet

Propozimi për ndryshimin e Kodit Rrugor, gjobat nuk do të vendosen më nga Komisioni i Policisë Rrugore

17 Maj 2019, 16:18 Nga DOSJA
Propozimi për ndryshimin e Kodit Rrugor, gjobat nuk do të vendosen

TIRANË– Të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të Kodit Rrugor, masat administrative të gjobave nuk do të vendosen më nga komisioni i cili vepron pranë Policisë Rrugore, por nga efektivi i cili konstaton shkeljen. Janë këto ndryshimet që do të pësojë Kodi Rrugor. Drafti i propozuar nga policia rrugore është depozituar pranë ministrisë së Brendshme dhe pritet të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë.

Burime zyrtare pranë drejtorisë së Policisë Rrugore, thanë se ndryshimet për Kodin Rrugor në nenin 201 propozojnë që masat administrative të shqyrtohen tek organi administrativ shtetëror vetëm nëse do të kërkojë kundravajtësi, në të kundërt masa administrative do të vendoset dhe ekzekutohet nga agjenti i policisë.

Deri më sot masa e gjobës në vend për kundërvajtjet e parashikuara në nenet e këtij Kodi jepet nga agjentiverifikues me një shumë deri në pesë mijë lekë, mbi këtë shumë drejtuesit e automjeteve drejtoheshin pranë komisionit të policisë rrugore, i cili në mjaft raste ishte kosto e dyfishtë për qytetarët. Këta të fundit duhet të prisnin me orë të tëra të radhë për të dalë para këtij komisioni.

Kundër vendimit të dënimit nga organi administrativ shtetëror drejtuesi i automjeteve mund të bëjë ankim brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja./Marrë nga Tv Klan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitjet e shofereve masa administrative ndryshimet ne kodin rrugor policia rrugore gjobitjet e shofereve masa administrative ndryshimet ne kodin rrugor policia rrugore

Sondazh

Poll