Aktualitet

A do të largohet ICTS? TIA hap tenderin për të zgjedhur kompanisë e sigurisë pas grabitjeve

17 Maj 2019, 16:15 Nga DOSJA
A do të largohet ICTS? TIA hap tenderin për të zgjedhur

TIRANË- Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, ka hapur garën dhe ka ftuar kompanitë ndërkombëtare për shërbimin e sigurisë në aeroport. Njoftimi për tenderin është bërë nga TIA, pasi kompanisë që ofron sigurinë ICTS po i përfundon kontrata.

Sipas njoftimit zyrtar të Aeroportit të Rinasit, në tender ftohen të marrin pjesë kompani me përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë në aeroporte. Kompania që do të përzgjidhet fituese duhet ndër të tjera të kryej edhe një sërë shërbimesh.

Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës. Skanimi i bagazheve. Ngarkimin e mallrave dhe postës. Kontrollin e automjeteve në aeroport, stafin, ekipet dhe kontrollin e dokumentave të udhëtimit. Ruajtja dhe patrullimi i aeroportit. Monitorimi i aeroportit përmes sistemeve të sigurisë Gara per kompaninë e re do ta zgjas 4 javë dhe shërbimi është planifikuar të fillojë në korrik të 2019”, shkruhet në njoftim.

Më tej shkruhet se TIA do të njoftojë dhe ftojë vetëm kandidatët e përzgjedhur, nëse në gjykimin e TIA-s ata e përmbushin treguesin e përvojës minimale, rreth procedurave të mëtejshme që duhet të ndiqen duke përfshirë detaje lidhur me natyrën e shërbimeve dhe kriteret në lidhje me kërkesat teknike, financiare dhe ligjore që duhet të përmbushen nga kontraktori i mundshëm.

Prej vitit 2005 ICTS Albania është kompania e cila është e kontraktuar nga Tirana International Aeroport për sigurinë në aeroport. Debati për sigurinë e Rinasit ka nisur pas grabitjeve të ndodhura së fundmi. Ishte grabitja e fundit në prill që ushqeu këtë debat dhe të shumtë ishin zërat që kërkuan largimi ne ISCT si kompani sigurimi. Nga eksponent të qeverisë u tha se kompania e cila do të merrej me sigurinë mund të ishte dhe “Illyrian Gurd” e krijuar së fundmi nga me anë të një VKM-je.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet icts illyrian guard kompania e sigurimit siguria në rinas tenderi i tia icts illyrian guard kompania e sigurimit siguria në rinas tenderi i tia

Sondazh

Poll