Aktualitet

27-vjeçari me probleme mendore plagos 41-vjeçaren në shtëpinë e saj

17 Maj 2019, 16:34 Nga DOSJA
27-vjeçari me probleme mendore plagos 41-vjeçaren në

FUSHË ARRËZ- Një 41-vjeçare nga Fushë Arrëzi është plagosur ditën e sotme nga një 27-vjeçar i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore. 

Sipas policisë, e plagosur ka mbetur shtetasja me inicialet B.B. 41 vjeçe, e cila është goditur nga 27-vjeçari M.N. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari është tënuar edhe më parë nga policia për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Me dt.17.05.2019, shtetasja B. B. 41 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz, ka njoftuar se është goditur në banesën e saj nga  shtetasi M. N. 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.Me marrjen e njoftimit,  Policia ka bërë shoqërimin e  shtetasit të dyshuar M. N, i  cili njihet si person me probleme të shëndetit mendor, i cili do dërgohet në Spitalin Psikiatrik nr.5 Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” parashikuar nga neni 90 dhe 112   i Kodit Penal, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit M. N.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27-vjeçari me probleme mendore fushe arrez plagoset 41-vjeçarja në fusharëz 27-vjeçari me probleme mendore fushe arrez plagoset 41-vjeçarja në fusharëz

Sondazh

Poll