Aktualitet

Protestat e opozitës, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Duhet t’i shmangni

17 Maj 2019, 15:15 Nga DOSJA
Protestat e opozitës, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Duhet

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë një një njoftim për mediat u bë në thirrje të gjithë shtetasve të saj që të shmangin qëndrimet në vendet ku do të bëhet protesta e radhës nga opozita në 25 maj.

Në reagimin e saj shtohet se të gjithë amerikanët të kenë kujdes, pasi në protestat e fundit pati dhunë dhe policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni“, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Opozita prej tre muajsh ndodhet në protesta, të cilat herë pas herë kanë pasur akte dhune. Në protestat e fundit, janë përdorur bomba molotov e flakadanë drejt policisë dhe institucioneve. Nga ana tjetër policia përdori gaz lotsjellës dhe makinat me ujë për të shpërndarë protestuesit. Gjatë përplasjeve u plagosën disa efektivë të uniformave blu dhe disa qytetarë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akte dhune ne proteste ambasada e shba ambasada e shba ne tirane protesta e opozites akte dhune ne proteste ambasada e shba ambasada e shba ne tirane protesta e opozites

Sondazh

Poll