Aktualitet

Plagoset menaxheri i VIP-ave, katër persona në pranga, Met Elshani: Nuk i njoh autorët (Foto)

17 Maj 2019, 16:28 Nga DOSJA
Plagoset menaxheri i VIP-ave, katër persona në pranga, Met Elshani:

KOSOVË– Mehmet Elshani, menaxheri i shumë personazheze të njohur në Kosovë është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, Kosovë.

I njohur ndryshe si Meti, menaxheri i VIP-ave u plagos me dy plumba dhe në lidhje me këtë ngjarja policia ka vënë 4 persona në pranga.

Bëhet fjalë për 4 personat: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi 22 vjeçar, Shpetim Cakiqi 20 vjeçar dhe GJ.B 43 vjeçar. Bëhet me dije se Lepaja është një person me precedent penalë.

Ndërkohë që janë sekuestruar edhe tre armë zjarri që u gjetën nga policia në vendin e ngjarjes.

Ende janë ta paqarta rrethanat e ngjarjes së ndodhur apo motivet që çuan në këtë plagosje.

Vetë Elshani u shpreh për Insajder se nuk ka arritur t’i njohë autorët e plagosjes dhe se nuk e ka idenë për motivet që mund t’i ketë shtyrë ata që ta plagosnin.

Menjëherë pas plagosjes ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

Njoftimi i policisë

Sot rreth  orës 15:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania”  në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

o        M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:

o        Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

o        L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o        Xh. B  mashkull , 43  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o        A.K  mashkull , 23  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

 

[sgallery url=”https://dosja.al/plagoset-me-arme-zjarri-menaxheri-i-vip-ave-met-elshani/”]

 

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet met elshani plagoset menaxheri i vipave met elshani plagoset menaxheri i vipave

Sondazh

Poll