Aktualitet

100 hektarë nën ujë dhe 1000 pula të ngordhura, banorët kërkojnë dëmshpërblim: Do bllokojmë rrugën (VD)

17 Maj 2019, 16:22 Nga DOSJA
100 hektarë nën ujë dhe 1000 pula të ngordhura, banorët

FIER- Si pasojë e reshjeve të rëna një ditë më parë në Fier, janë përmbytur rreth 100 hektarë tokë.

Sipas banorëve kjo situatë është e herëpasharshme, por qeveria ndonëse premton se do të ketë një zgjidhje, sërish ende nuk është bërë asgjë.

Banorët kërkojnë dëmshpërblime nga përmbytjet, që sipas tyre vjen për shkak të daljes së kanalit.

“Të dëmshpërblehet çdo banorë i përmbytur, e pastaj të kërkojnë taksat siç i kërkojnë ata. Komplet kjo zonë është e përmbytur, rreth 100 hektarë tokë. E gjithë toka është e kultivuar, por çdo vitë përmbytet. Çdo vitë do të marrim masa, por çdo vit asgjë”, tha një prej banorëve të prekur nga përmbytja.

Ndërsa një tjetër banorë tregon se veç tokave përmbytja i ka kushtuar 1000 pula e zogj. Ai shprehet se gjithçka ka ndodhur në harkun kohor prej 1 ore, ku uji ka vërshuar si lum.

Banorët paralajmërojnë se nëse nuk do të merren masa dhe të dëmshpërblehen banorët e prekur, ata do të zënë rrugën kryesore. Ata shprehen se një vit më parë u janë premtuar shpërblime, por autoritetet nuk e kanë mbajtur fjalën.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët kërkojnë dëmshpërblim banorët paralajmërojnë protesta përmbatet pularia permbytje ne fier banorët kërkojnë dëmshpërblim banorët paralajmërojnë protesta përmbatet pularia permbytje ne fier

Sondazh

Poll