Aktualitet

Vidhnin naftë nga kompania ku punonin dhe e shisnin, arrestohen dy persona në Korçë

17 Maj 2019, 15:54 Nga DOSJA
Vidhnin naftë nga kompania ku punonin dhe e shisnin, arrestohen dy persona

KORÇË– 2 persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se qytetarët me inicialet F.S, 25 vjeç dhe M.Z, 29 vjeç, të dy banues në Berat janë arrestuar në momentin që po shisnin naftën e vjedhur nga kompania ku punonin.

Dy të arrestuarit ishin me detyrë punonjës në një kompani, e cila kryen punime pranë gazsjellësit TAP. Sipas njoftimit, dy punonjësit u kapën teksa në lagjen nr 17 në Korçë, i shisnin 200 litra naftë të vjedhur, shtetasit A.B.

Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë ndërsa dy punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy punonjes korce nafte e vjedhur arrestohen dy punonjes korce nafte e vjedhur

Sondazh

Poll