Politike

Mbështetja e Zaev për Ramën, reagon Vetëvendosje, Abazi: Pse mediat dhe PS nuk u shqetësuan për “ndërhyrjen”në fusha

17 Prill 2021, 11:00 Nga DOSJA
Mbështetja e Zaev për Ramën, reagon Vetëvendosje, Abazi: Pse

TIRANË- Boiken Abazi, drejtues i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe kandidat në zgjedhjet e 25 prillit, ka ngritur shqetësimin se përse mediat dhe Partia Socialiste nuk reaguan për ndërhyrjen e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev në zgjedhjet në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, Abazi pyet se pse ndodhi e kundërta kur Albin Kurti mbështeti tri kandidatët e VV në Shqipëri.

REAGIMI I PLOTË: 

Përfaqësuesit dhe satelitët mediatikë të Partisë Socialiste nuk u shqetësuan për “ndërhyrjen” e Zaevit në fushatën zgjedhore në Shqipëri, por u “shqetësuan” shumë për vizitën e Albin Kurtit në mbështetje të tre kandidaturave tona në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër. Hipokrizia në këtë rast rikonfirmon faktin se hallin nuk e kanë te “ndërhyrja”, por vetëm te pushteti. Halli i madh i tyre është se modeli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është frymëzues dhe motivues për qytetarët dhe i nxjerr pushtetet në Shqipëri lakuriq në shëmtinë e tyre.

Jo më larg se dje, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev apeloi që minoriteti maqedonas në Shqipëri, të votojë mikun e tij, kryeministrin Edi Rama.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike albin kurti boiken abazi zgjedhjet 25 prill 2021 zoran zaev albin kurti boiken abazi zgjedhjet 25 prill 2021 zoran zaev

Sondazh

Poll