Politike

Atmosferë elektrizuese në Tepelenë, qindra simpatizantë presin Bashën, kryedemokrati iu jep zemër: Shoh shpresë, këtë e

17 Prill 2021, 10:22 Nga DOSJA
Atmosferë elektrizuese në Tepelenë, qindra simpatizantë

TEPELENE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh optimist nga Tepelena se PD do e kthejë energjinë e qytetarëve në votë për ndryshimin. Basha iu bëri thirrje qytetarëve që të mos i hapin më derën “dështimit” që mban emrin Edi Rama.


Lulzim Basha në Tepelenë: Turi ynë nuk ndalet këtu. Ditë pas dite deri më 25 prill derisa këtë energji ta kthejmë në votë për ndryshim, votë për numrin 9, votë për Tepelenën, votë për Labërinë. Shoh shpresë për ndryshim në sytë e kujtdo që takoj. Nënat e baballarët kërkojnë ndryshimin. Energjia jonë është pa kufij. Ti hapim radhët e bashkimit për ndryshim. Mos ia hapni për herë të tretë derën dështimit që s’bëri asgjë për 8 vite. 

Basha foli edhe për Lumin Vjosa dhe u angazhua se lumi do të sjellë përfitime për banorët përmes turizmit.

“Ja tek shtrihet Vjosa, perlat e mitologjisë dhe ky burim i pashtershëm uji duhet të kthehet në një burim pasurie, duke bërë të mundur që Tepelena të përfitojë nga turizmi dhe zhvillimi.”-tha Basha. 

Këtë të shtunë, Partia Demokratike do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri. Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha turi final i bashes zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha turi final i bashes zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll