Politike

LSI miting në Vlorë, Kryemadhi sfidon Ramën: S’do i ndahem Bajlozit të Rilindjes, është në grahmat e fundit…

17 Prill 2021, 10:30 Nga DOSJA
LSI miting në Vlorë, Kryemadhi sfidon Ramën: S’do i ndahem

VLORË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi takoi sot qindra qytetarë të Vlorës që marshuan në një miting përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qytet. Kryemadhi tha në fjalën e saj se nëse doni ndryshim, votoni numrin 6 që është LSI. Kryetarja e LSI sfidoi kryeministrin Edi Rama të cilin e quajti “Bajlozi i Rilindjes”.

 “Në Sarandë LSI do jetë forcë e parë, është forcë e parë sepse Taqo ka kapacitetin e tij, forcën e tij por dhe një vajzë të re në krah Joana Ruci nga Ksamili e cila dhe ajo ka marrë përsipër një sfidë që ne të gjithë do e arrijmë. Luani tha që do shkojmë 3 deputetë në Vlorë, por po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë jo 3 mandate por edhe forcë e parë shkojmë se Vlora ja vuajtur më shumë nga banda e Astirit dhe banda e Rilindjes.

Ju jap fjalën që s’do i ndahem bajlozit të Rilindjes që është në grahmat e fundit, që shkatërroi çdo vlerë socialiste, por as dyshes së balerinave të bandës së Astir, Afrim Qendros e Damian Gjiknurit. Ua bëj të qartë që metodën e blerjes së votave që bënte Afrim Qendro kur ishte drejtor në ndërmarrjet e bashkisë së Tiranës, nuk e implementon dot në Vlorë, se djemtë e vajzat nuk shesin identietin e tyre emrin, të ardhmen e fëmijëve të tyre për të mbuluar bandën e vjedhjet e Astirit”, tha Kryemadhi.

Më herët, gjatë mitingut foli edhe kandidati Luan Rama, i cili rrëzoi të gjitha aludimet se ka përçarje brenda degës së LSI në Vlorë.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lsi ne vlore monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 lsi ne vlore monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll