Politike

“Gazetari mbron burimin dhe denoncon skandalin”/ Aranita Brahaj ‘skanon’ punën e SPAK: Hetoni vjedhjen e të dhënave n

17 Prill 2021, 09:06 Nga DOSJA
“Gazetari mbron burimin dhe denoncon skandalin”/ Aranita Brahaj

TIRANË- Aranita Brahaj, gazetare, njëherazi edhe drejtuese e portalit “Open Data Albania”, ka komentuar marrjen në pyetje të dy gazetarëve Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, pas publikimit të skandalit me të dhënat personale nga Lapsi.al. Në një shkrim në rrjetet sociale, Brahaj thotë se SPAK duhet që fillimisht të hetojë kalimin e të dhënave nga e-Albania tek databaza e Partisë Socialiste. Gazetarja thekson se gazetari duhet të ruajë burimin e informacionit, e kësisoj SPAK duhet të hetojë institucionet e jo mediat.

KOMENTI I PLOTË I ARANITA BRAHAJT: 

DataBaza Jone dhe 2 hetime per veprime penale. SPAK te gjurmoje transferimet permes databazes eAlbanja pastaj te shkoje tek Redaksia qe zbardhi skandalin. eAlbania eshte nje sistem qe garanton gjurmon nderhyrjet ne databaze dbe nxjerr automatikisht perdoruesin qe ka transferuar ne menyre te paligjshme te dhenat e integruara te shtetasve
Hetimi i Pare eshte per ata qe transferojne te dhena sensitive dhe databaza shteterore tek nje subjekt jo shteteror ( Akshi i bie ka transferuar, se databaza e Partise ka te dhena te integruara qe jane vetem tek AKShI). Drejtoresha e AKSH duhet te ishte dorehequr apo pezulluar menjehere me fillim hetimin. Hetimi i dyte dhe ketu kompetence e SPAK, eshte perpunimi i te dhenave te regjistrit zgjedhor nga PS, Kodi zgjedhor e njeh si veper penale, subjekt hetimi dhe penalizimi eshte PS. Kur ka te dhena sensitive masive online SPaK duhet te shkonte tek AKShI te verifikonte gjurmimin per terheqjen dhe transferimin e te dhenave , gjurmim plotesisht i mundshem e pastaj tek Lapsi Redaksi
Gazetari nuk ka asnje pergjegjsi qe akseson nje databaze qe duhet ta mbaje dhe ruaj nje institucion. Ndersa per disa publikime qe ka bere Lapsi, duke nxjere perceptimin e PS per individ te caktuar mes tyre edhe per kreun e SPAK nuk eshte e dhene sensitive, ajo eshte e dhene si e percepton Partia x individ. Edhe Emrat e Patronazhisteve sa kohe nuk shoqerohen me datlindje, ID, numer sigurimesh shoqerore , nr telefoni, kod banese apo nr regjistri zgjedhor te Patronazhistin nuk jane te dhena sensitive, secili mund te publikoje. Databaza ka rrjedhur aq sh sa sot e kane te gjithe. Gazetari mbron burimin dhe denoncon Skandalin.

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Në një reagim, AKSHI mohoi të ketë gisht në këtë database, ndërsa nga PS është mohuar se dokumenti i përket zyrës së tyre, megjithatë kanë pranuar se kanë një të ngjashëm të akumuluar nga puna në terren me qytetarët. Por SPAK nuk e ka quajtur këtë një krim zgjedhor, ndërsa dje mori në pyetje dy botuesit por asnjë nga zyrtarët e lartë të PS. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi bushati aranita brahaj investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale andi bushati aranita brahaj investigimi i lapsi.al skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Politike 17 Prill 2021, 06:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është kapur me fjalë mbrëmjen e djeshme me gazetaren Pranvera Borakaj, gjatë një intervistë teksa flitej për zgjedhjet e 25 p...