Politike

Shqipëria një javë larg ZGJEDHJEVE! Mbi tre mln shqiptarë kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre, të kushtëzuar n

17 Prill 2021, 10:02 Nga DOSJA
Shqipëria një javë larg ZGJEDHJEVE! Mbi tre mln shqiptarë

SHQIPËRI– Shqipëria është vetëm një javë larg zgjedhjeve!  Të dielën, më 25 prill, ?.???.??? qytetarë shqiptarë kanë të drejtën të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjen e forcës politike, sipas bindjes së tyre. 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë!

Ndryshe nga çdo vit tjetër, ketë herë qytetarët votojnë nën masat e pandemisë, të cilët duhet të mbajnë distancimin social dhe vendosjes së maskës, por kjo situatë ka edhe një avantazh. Në Tiranë pjesa më e madhe e gjimnazeve janë të boshatisura, që lehtësojnë procesin e mbarëvajtjes së procesit të votimit. Kryesisht, procesi i votimit mbahet nëpër shkolla, ndërsa bëhet numërimi në pallate sporti apo kulture.

Në ditën e votimit, procesi hapet në orën 7:00 të mëngjesit dhe mbyllet në 7 të darkës. Më pas vijon mbledhja e materialit zgjedhor nga 5.199 qendrat e votimit, dërgohen në qëndrat e numërimit dhe nis procesi i numërimit të votave.

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka treguar se orari 08:00 i datës 26 Prill për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve do të jetë vetëm për ZAZ 40 në Tiranë, ku do të zbatohet dhe projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik.

Ndërkohë, fushata elektorale vijon të mbetet e ‘nxehtë’, deri ditën e shtunë kur është dita e ‘heshtjes’ zgjedhore. Basha ka nisur turin e takimeve nga Jugu në Veri, ndërsa në Jug ndodhet edhe kryeministri Rama. Mbyllja e fushatës elektorale nga Partia Socialiste do të bëhet në qytetin e Vlorës (historikisht), njëkohësisht edhe në Durrës, ndërsa fushata e PD-së ende nuk dihet ku do tëmbyllet, por nuk përjashtohet mundësia të japë fjalimin e fundit para zgjedhjeve në Kamëz, Tiranë ose Shkodër.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll