Politike

Rama takim me të rinjtë në Durrës: Falenderon ‘patronazhistët’ dhe i jep POROSITË e fundit ekipit: Mbushjuani mendjen

17 Prill 2021, 10:20 Nga DOSJA
Rama takim me të rinjtë në Durrës: Falenderon

DURRËS– Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elekotrale në qytetin bregdetar të Durrësit, ku është pritur nga qindra të rinj në zonën e njohur si ‘Vollga’.

Gjatë fjalës së tij me të rinjtë, Rama sqaroi sërish termin ‘patronazhist’, fjalqë që sipas tij është deformuar gjerësisht. Rama u shpreh se PS është një familje e madhe me të angazhuar që punojnë pas pune vullnetarisht. Kryeministri tha se u është mirënjohës pasi ata punojnë derë më derë për të fituar zemrat dhe mendjet e qytetarëve. Ai foli edhe për zgjedhjet duke e quajtur një ndeshje që mund të fitojë rezultatin 74 deri në 78.

Teksa zgjedhjet janë vetëm një javë larg, Rama nuk harroi t’ju jepte porositë e fundit ekipit të tij. Kryeministri porositi të rinjtë dhe të anagzhuarit e Partisë Socialiste, duke ju thënë se ata duhet të shkojnë derë më derë, të takojnë çdo njeri, për t’i mbushur mendjen për të votuar. Sipas tij, vota duhet për të ndryshuar gjërat që nuk janë bërë mirë gjatë këtyre 8 viteve të qeverisjes së tij. Ai tha se çdo njeri të mërzitur dhe të pamotivuar që do të takojnë, duhet t’ju tregojnë se PS ka forcën që ta çojë Shqipërinë në sipas tij në majë, aty ku ajo e meriton.

Teksa fliste për zhvillimin në qytetin bregdetar, ku e cilësoi si ‘Dubain’ e Ballakanit, Rama nuk i kurseu as ironitë për kryetarin e Partisë Deemokratike Lulzim Basha. Ai foli për ‘zërin e brendshëm’ të Bashës, duke e cilësuar si zë dembel. Ai solli në vëmendje rastin e Rrapush Xhaferrit, kryeministri ironizoi kryedemokratin Basha kur tha se me premtimet dhe zotimet që shpreh lideri i opozitës, “jeta osh qejft vetëm voto Lulin”.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne durres zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne durres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll