Politike

Rama: Është deformuar kuptimi i fjalës ‘patronazhist’, ata punojnë derë më derë për të fituar zemrat tuaja

17 Prill 2021, 10:32 Nga DOSJA
Rama: Është deformuar kuptimi i fjalës

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për termin ‘patronazhist’, sipas të cilit është deformuar.

Gjatë takimit elektoral me të rinjtë e durrësit, Rama u shpreh se PS është një familje e madhe me të angazhuar që punojnë pas pune vullnetarisht. Kryeministri tha se u është mirënjohës pasi ata punojnë derë më derë për të fituar zemrat e qytetarëve.


Kanë zbuluar fjalën patronazhist duke e sjellë vërdalle dhe deformojnë kuptimin e  saj, Ata nuk e dinë se PS është një familje, ku të angazhuarit Brenda familjes punojnë së bashku. Ata punojnqë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbulur territorin e për të pasur komunikim derë e me derë e lagje më lagje, se beteja e PS është për të fituar mendjen dhe zemra e njerëzve. Pastaj çuditen, se shkojnë e zbresin në fushën e lojës në lojën e dikujt që mendon se është i fituar. Kur hyn në fushën e lojës me ne, kuptojnë që nuk është kaq e leht. Kur shohin rezultatin është 74-78. Për të gjitha gjerat që kemi bërë, PS është e vetmja forc që e çon Shqipërinë në maje. PS nuk është Edi Rama, as disa ministra e disa deputetë. Është një rrjet i tërë, i të gjitha moshave, që janë në të gjithë Shqipërinë të angazhuar për të marrë rezultat.

“Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej qytetarëve . Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione të detajuara, që po përdoren për fushatën zgjedhore.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne durres zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne durres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll