Politike

“I them zemrës vazhdo edhe kur thotë po plas”, Rama POROSIT ekipin: Mbushjuani mendjen të gjithëve, mos lini derë pa tr

17 Prill 2021, 10:42 Nga DOSJA
“I them zemrës vazhdo edhe kur thotë po plas”, Rama

DURRËS-  Kryeministri Edi Rama ka ‘porositur’ ditën e sotme të rinjtë dhe të anagzhuarit e Partisë Socialiste, teksa vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë takimit me të rinjtë në Durrës, Rama tha se ata duhet të shkojnë derë më derë, të takojnë çdo njeri, për t’i mbushur mendjen për të votuar. Sipas tij, vota duhet për të ndryshuar gjërat që nuk janë bërë mirë.


Unë ju jam shumë mirënjohës ju dhe të gjithë patronazhistëve dhe aktivistëve nga e gjithë Shqipëria. Fitorja jon vjen nga besimi nga i gjithë qelizave tona të pathyeshme. Përpara se tju them disa fjalë për Durrësin, dua t’ju them sot këtu se në këtë ndeshje mos lini derë pa trokitur, mos lini njeri pa takuar. Përballë çdo kujt që e ndjeni të dorëzuar dhe të mërzitur, kapini nga dora dhe shpjegojani se edhe ju nuk jeni të lumtur. Secili e ndjen peshën, stresin dhe tkurrjen e kësaj periudhe të jashtëzakonshme. Për këtë arsye jemi ne këtu, na shtyn përpara pakënaqësia. Gjërat duhet të shkojnë edhe më mirë. Ne të vetëm jemi të humbur, sa më shumë të jemi, aq më shumë do të ngjitemi në majën që Shqipëria meriton. Kjo arrihet me punë, me punë. Maja është e arritshme, duke mos harruar se duhet energji e madhe dhe m bi të gjitha duhet forca për t’I thënë këmbëe vazhdo, edhe kur thonë u lodhëm, për t’i thënë zemrës vazhdo, edhe kur thotë po plas.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne durres zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne durres zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll