Politike

Basha takime në 9 qytete brenda ditës, fillon nga Saranda dhe e mbyll në Mirditë, thirrje qytetarëve: Këto zgjedhje janë

17 Prill 2021, 07:13 Nga DOSJA
Basha takime në 9 qytete brenda ditës, fillon nga Saranda dhe e mbyll

TIRANË–Teksa vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur një mënyrë interesante për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale.

Mëngjesin e sotëm ai ka nisur të zhvillojë takime me qytetarët nga Saranda për t’u ngjitur më pas qytet më qytet në veri të vendit. 9-ta nuk ishte një zgjedhje rastësore, pasi kjo përkon me numrin e Partisë Demokratike në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i Partisë Demokratrike, u ndal gjatë turit të tij në Delvinë, Levan, Tepelenë, Shijak, Krujë, Kurbin, dhe së fundmi në Mirditë, para se të mbërrijë në destinacionin e fundit, Tropojë.

Gjatë çdo ndalese, Basha ka takuar mbështetësit e PD-së, duke u kërkuar që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të votojnë për ndryshimin duket zgjedhur numrin 9 në fletën e votimit. Ndërkohë që ka përsëritur edhe njëherë në çdo moment programin e tij elektoral.

Turi i Bashës do të mbyllet nesër në orën 9 të mëngjesit, në një takim me demokratët në Tropojë, qytet që po në të njëjtën ditë do të vizitohet edhe nga kryeministri Edi Rama.

(k.m.kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll