Politike

Protesta e 16 shkurtit/ OSBE mesazh opozitës: Me trazira nuk vihet në pushtet

14 Shkurt 2019, 18:53 Nga DOSJA
Protesta e 16 shkurtit/ OSBE mesazh opozitës: Me trazira nuk vihet në

TIRANË– Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i ka bërë thirrje opozitës të tregohet e kujdesshme në protestën që do të mbahet këtë të shtunë.

Përfaqësuesi i OSBE-së shprehet se trazirat janë një rrugë e shkurtër dhe e gabuar për të ardhur në pushtet, ndërsa thekson se Shqipërisë nuk i duhet dhuna, pasi e kaluara e saj është e mbushur me ngjarje të tilla.

Shprehim shpresën tonë që protesta politike e së shtunës nuk do të degjenerojë në dhunë. Aspiratat e të gjithë qytetarëve shqiptarë kërkojnë një diskurs politik të pjekur dhe konstruktiv; trazirat nuk janë një rrugë e shkurtër për të ardhur në pushtet. Shqipëria ka parë boll dhunë politike në të shkuarën. Çdo kthim në atë kohë vetëm sa do të dëmtonte vendin, veçanërisht tani që ai futet në një periudhë katër mujore vendimtare, kur të gjitha përpjekjet dhe energjitë duhet t’i kushtohen organizimit të zgjedhjeve vendore, të cilat janë një provë e vërtetë për demokracinë”, tha ambasadori Borchardt.

Gjithashtu më herët ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe Bashkimi Europian bën apel të fortë për qytetarët dhe protestuesit, që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos nxisin tensione e dhunë në tubimin e së shtunës, i thirrur nga opozita e bashkuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bernd borchardt osbe protesta e 16 shkurtit protesta e opozites bernd borchardt osbe protesta e 16 shkurtit protesta e opozites

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2019, 15:42

Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se:“Ky është një moment me rëndësi për Shqip...