Politike

Sulmi ndaj Ramës me bojë, Xhafaj: Një turp i madh, ky akt na fyen të gjithëve

14 Shkurt 2019, 18:37 Nga DOSJA
Sulmi ndaj Ramës me bojë, Xhafaj: Një turp i madh, ky akt na fyen

Përmes një postimi në Twitter, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar incidentin e ndodhur sot në Kuvend ku deputeti Edi Paloka bëri me bojë kryeministrin Edi Rama. Xhafaj thekson se ky akt tregon sipas tij fytyrën e vërtetë të një pjesë të politikës shqiptare.

 “Një TURP kjo që ndodhi sot në Kuvend. Një akt që na fyen të gjithëve, por që turpëron rëndë frymëzuesit, nxitësit e zbatuesit e kësaj shfaqje të turpshme për Kuvendin dhe imazhin e vendit. Bërë kjo, në prani të mysafirit të nderuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të nderuar momentin historik të anëtarësimit në NATO të fqinjit lindor, i bën nxitësit e ekzekutuesit e aktit, me TURP para gjithë shqiptarëve. Këtej e andej kufirit.

Kjo është fytyra e vërtetë e një pjese të politikës shqiptare. Ky NUK është modeli i deputetit që meritojnë shqiptarët! Ndjesë mikut e kolegut Talat Xhaferri. Shqiptarët në shekuj kanë respektuar mikun, fqinjin, e më shumë akoma vëllain e tyre të gjakut. Urime fqinjëve tanë për anëtarësimin në NATO. Urime fqinjëve tanë ?? për anëtarësimin në NATO!”- shkruan deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj.

Ditën e sotme, një incident shënoi seancën plenare. Nënkryetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka sulmoi me një shiringë me bojë kryeministrin Edi Rama. Seanca u ndërpre dhe Paloka u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Ndërkohë ky incident ka ngjallur mjaft reagime nga ana e maxhoranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi me anë të një statusi në Facebook duke e cilësuar veprimin e deputetit të PD-së, të turpshëm.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e cilësoi veprimin e deputetit Paloka, të ngjashëm me skenat që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM.

Ndërsa Elisa Spiropali, Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, në një deklaratë për mediat në përfundim të seancës plenare komentoi gjestin e deputetit demokrat duke e quajtur Palokën një njeri të njohur për “deficensë”, që shqip përkthehet ‘mangësi’.

Vetë kryeministri Edi Rama, me anë të një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, shprehet se sipas tij dita e sotme u kthye në ditën e ‘budallait shembullor me shiringë në dorë’ duke nënkuptuar deputetin Edi Paloka.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi paloka elisa spiropali erion veliaj fatmir xhafaj incidenti ne kuvend kryeministri edi rama edi paloka elisa spiropali erion veliaj fatmir xhafaj incidenti ne kuvend kryeministri edi rama

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2019, 15:42

Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se:“Ky është një moment me rëndësi për Shqip...