Sport

Frikë te PSG! Pas Verratit, një tjetër futbollist rezulton me COVID-19, humbet ndeshjen me Bayern Munich

5 Prill 2021, 09:35 Nga DOSJA
Frikë te PSG! Pas Verratit, një tjetër futbollist rezulton me

PARIS-“Pas testit të fundit PCR për Sars-Cov2, Alessandro Florenzi rezultoi pozitiv. Lojtari do të izolohet dhe do t’i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor.” Me këtë postim, Paris Saint-Germain njofton se, pas Verrattit, i cili rezultoi pozitiv pas angazhimit me përfaqësuesesn e Italisë, ish-futbollisti i Romës është prekur nga COVID-19.

Florenzi, pra, nuk do të jetë në dispozicion të Mauricio Pochettino për transfertën në Mynih kundër Bayern, një ndeshje e vlefshme për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport florenzi psg florenzi psg

Sondazh

Poll