Sport

Shpërthen Munishi ndaj Challandes: “Duhet m’i dhimtë kryt atij zviceranit!”

5 Prill 2021, 09:16 Nga DOSJA
Shpërthen Munishi ndaj Challandes: “Duhet m’i dhimtë kryt

KOSOVE – Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka shpërthyer në kritika ndaj trajnerit të përfaqësues së Kosovës, zviceranit Bernard Challandes. Ai ka deklaruar se janë shkelur të drejtat drastike të futbollistëve dhe tashmë po bëhen filma nga zvicerani.

“I kom kritiku legjendat, për këta të sotit nuk ni hiç. Janë shkelur të drejtat drastike të futbollistëve, a din në çfare gjendje duhet me qenë Leart Paqarada me shkru atë deklaratë, e çfarë gjendje është Mirlind Dakut?

Deklarata e Dakut ka qenë shumë profesionale, por me të thënë të drejtën, një futbollist m’i shënu 26 gola dhe mos me u ftu dhe me u ftu aty që disa për sy të ballit nuk mujnë me lujtë në Superligën e Kosovës është tmerr. Atij zviceranit duhet m’i dhimt kryt që vjen na bën filma, edhe atyre që e mbrojnë këtë zviceranin”,- ka deklaruar trajneri karizmatik Ismet Munishi në ATV.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bernard challandes ismet munishi leart paqarada mirlind dakut bernard challandes ismet munishi leart paqarada mirlind dakut

Sondazh

Poll