Sport

Seferi: “Kur isha në Zvicër nuk kisha mendim të mirë për Superioren”

5 Prill 2021, 08:25 Nga DOSJA
Seferi: “Kur isha në Zvicër nuk kisha mendim të mirë

TIRANE – Sulmuesi Taulant Seferi, është shndërruar në një pikë referimi për kampionët në fuqi të Tiranës. I ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ai ka treguar se kur ishte në Zvicër, nuk kishte një mendim të mirë për Superioren shqiptare.

24-vjeçari nga Kumanova, teksa po stërvitet dhe po luan me bardheblutë, ka ndryshuar mendim madje ai flet me superlativa për talente si Ismajlgeci dhe Çelhaka, të cilët do të ecin shumë. Seferi, gjithashtu ka folur edhe për Kombëtaren, duke pranuar se sulmuesit e grumbulluar, kanë patur një formë sportive më të mire se sa ai.

“Kemi shanse për titull. Ne te Tirana jemi si një familje. Duhet që të vazhdojmë kështu, në këtë mënyrë dhe do t’i arrijmë objektivat tona. Ndonjëherë edhe kapen me mua që përse nuk ke bërë gol, por unë e kam mendjen te loja e ekipit dhe fitorja. Me rëndësi është që të vazhdoj kështu për të ndihmuar klubin, kjo ka më shumë rëndësi. Kur isha në Zvicër nuk kisha mendim të mirë për Superioren.

Por duke ardhur këtu pashë që kampionati është shumë i fortë dhe këtu punohet vërtet. Po më pëlqen shumë kampionati. Këtu te Tirana ka shumë talente si Ismajlgeci dhe Çelhaka që ma bëjnë zemrën mal dhe kanë për të ecur përpara nëse vazhdojnë kështu. Nuk është se ka ndikuar kampionati shqiptar që nuk mora ftesën e Shqipërisë, se Reja e ndjek, por sulmuesit e tjerë ishin më në formë dhe kishin bërë shumë gola. Me rëndësi që Kombëtarja jonë të ketë ndeshje dhe rezultate të mira”,- ka deklaruar sulmuesi i bardhebluve, Taulant Seferi.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 24-vjeçari nga kumanova celhaka ismajlgeci taulant seferi zona gol 24-vjeçari nga kumanova celhaka ismajlgeci taulant seferi zona gol

Sondazh

Poll