Sport

“Rey Manaj ka teknikë të përsosur”, gazeta spanjolle zbulon fjalët e Leo Messit: Mosha që ka…

5 Prill 2021, 08:15 Nga DOSJA
“Rey Manaj ka teknikë të përsosur”, gazeta spanjolle

SPANJË-Paraqitjet pozitive me Barcelonën B janë një tregues i qartë se për Rey Manaj mund të vi mundësia e artë, të luajë me ekipin e parë, përkrahë Leo Messit. Në ndeshjen e fundit që u fitua në shifrat 2-1, Manaj realizoi si një sulmues i vërtet për të vjedhur golin me nuhatje. Gjithë performancën pozitive e pa nga afër edhe trajneri Koeman që ishte në stadium për të ndjekur talentet e akademisë.

Përtej 90 minutave, statistikat flasin për futbollistin kuqezi me 9 golat e shënuara në 16 ndeshje. Gazeta spanjolle “OkDiario” ka publikuar një artikull në lidhje me sulmuesin shqiptar, ja titulli i gazetës: Yll dhe golashënuesi i Barcelonës B, bën Mesin të bie në dashuri me të”.

Kështu hapet artikulli i kësaj media ku mes të tjerash thuhet se ylli argjentinas ka  vlerësim për Manajn: “Sulmuesi i shqiptar ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje, një mesatare mbresëlënëse që, megjithatë, nuk është e mjaftueshme që ai të ketë shanse me ekipin e parë.

Por Rey Manaj nuk është dorëzuar dhe po tregon përmes golave se është futbollisti më i rëndësishëm në ekip. Disa muaj më parë Messi u shpreh se Manaj ishte në mesin e tre talenteve më të mira të “La Masia”: “Më pëlqen Rey Manaj, ka një teknikë të përsosur për një “9””. Padyshim, mosha 24 vjeçare nuk e ndihmon atë, sepse nëse debuton me ekipin e parë, ai automatikisht do të mbetej vetëm për skuadrën A.” Shkruhej në artikullin e gazetës spanjolle.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport messi rey manaj messi rey manaj

Sondazh

Poll