Sport

VIDEO/ “Zezak m***”, fyerje raciste ndaj Diakhaby, lojtarët e Valencias braktisin fushën në shenjë proteste

4 Prill 2021, 20:28 Nga DOSJA
VIDEO/ “Zezak m***”, fyerje raciste ndaj Diakhaby, lojtarët e

SPANJË-Një episod i ri i racizmit në futbollin evropian, këtë herë në La Liga gjatë ndeshjes midis Cadiz dhe Valencia që u ndërpre me rezultatin 1-1. Në minutën e 36-të kur rezultati ishte 1-1, një përplasje mes Calas dhe lojtarit të Valencias Diakhaby shkaktoi një furtunë të vërtetë, me të dytin që pretendoi se ishte fyer me fjalë raciste nga lojtari i Cadizit.

“Zezak m***” janë adresuar në drejtim të tij nga ana e lojtarit të Cadiz, duke zgjuar kështu acarimin e francezit. Kaq mjaftoi që lojtarët e Valencias të braktistnin fushën dhe vetëm pas ndërhyrjes së Federatës u rikthyen në fushë me Diakaby-n që u zëvendësua duke mos dashur më të vazhdojë takimin.

Vendimin e tij e kanë mbështetur edhe shokët e skuadrës, të cilët kanë shkuar me të në dhomën e zhveshjes. Megjithatë loja ka rinisur përsëri pas disa minutash dhe ishte vetë mbrojtësi që ka kërkuar një gjë të tillë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cadiz valencia cadiz valencia

Sondazh

Poll