Sport

Raiola, pesë kushte Barcelonës për transferimin e norvegjezit Haaland

5 Prill 2021, 08:58 Nga DOSJA

SPANJE – Javën e shkuar, përfaqësuesit e sulmuesit, Erling Haaland, të Borussia Dortmund, ishin në Madrid për të testuar mundësinë e transferimit të norvegjezit te gjigandët iberikë. Babai i lojtarit, Alf dhe menaxheri Mino Raiola, u takuan me presidentin Joan Laporta, pastaj u takuan edhe me zyrtarë të Real Madridit.

Sipas gazetarit spanjoll Gerard Moreno, mësohet se Raiola, i ka vënë pesë kushte Barcelonës, në mënyrë që talenti Haaland t’i bashkohet klubit “blaugrana”. Menaxheri i njohur i ka kërkuar klubit katalan 20 milionë euro si komision për veten dhe babain Alf.

Gjithashtu, Raiola ka kërkuar edhe një pagë prej 30 milionë eurosh neto në sezon për Haalandin. Agjenti zviceran ka kërkuar nga skuadra katalanase që të garantojnë se Lionel Messi do të qëndrojë në “Camp Nou” dhe në pagën e sulmuesit, të përfshihen edhe disa bonuse shtesë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport borussia dortmund erling haaland gerard moreno joan laporta mino raiola borussia dortmund erling haaland gerard moreno joan laporta mino raiola

Sondazh

Poll