Sport

Në Rusi ngrihet flamuri shqiptar/ Evangjeli Veli rezultat historik në peshëngritje, fiton medalje…

4 Prill 2021, 20:08 Nga DOSJA
Në Rusi ngrihet flamuri shqiptar/ Evangjeli Veli rezultat historik në

RUSI– Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli zhvilloi një paraqitje historike në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Rusi, duke marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes.  Peshëngritsja shqiptare ngriti 89 kg në tre prova që zhvilloi. Në shtytje Veli u rendit e teta me 105 kg.

Në vitin 2018 Evangjeli Veli rezultoi pozitive me doping, madje atë vit nuk arriti të marrë pjesë në Europianin që u mbajt në Rumani. Kujtojmë që rreth 2 muaj më parë Evangjeli Veli kishte njoftuar largimin nga kombëtarja, pas disa mosmarrëveshjeve me federatën, por palët gjetën gjuhën e përbashkët, duke i sjellë Shqipërisë medaljen e radhës në peshëngritje.

Në ditët në vijim radhën për të garuar në Europian e kanë Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të cilët pritet ti sjellin të tjera medalje Shqipërisë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport evangjeli veli peshengritje evangjeli veli peshengritje

Sondazh

Poll