Sport

“I kërkova fanellën Ronaldos, por as nuk më pa”! Futbollisti tregon injorimin që portugezi i bëri: U ndjeva i vogël

5 Prill 2021, 08:55 Nga DOSJA
“I kërkova fanellën Ronaldos, por as nuk më pa”!

ITALI-Mbrojtësi i i Atalantas, Robin Gosens ka zbuluar një prapaskenë pas ndeshjes me Juventusin në lidhje me Cristiano Ronaldon në autobiografinë e tij me titull “Ia vlen të ëndërrosh”. Në takimin e 8 prillit të sezonit të kaluar, lojtari gjerman ka pranuar se i ka kërkuar fanellën sulmuesit, por në përfundim të ndeshjes ylli portugez e ka injoruar.

“Pas ndeshjes kundër Juventusit, u përpoqa të përmbush ëndrrën time për të pasur fanellën e Ronaldos. Pas vërshëllimës së fundit, unë shkova tek ai, por Ronaldo nuk pranoi. Unë pyeta: ‘Cristiano, a mund ta kem fanellën tënde?’ Ai madje as nuk më shikoi dhe vetëm tha: ‘Jo!’”. Futbollisti i Atalantas tregon se Ronaldo është idhulli i tij por në atë ditë u ndje i zhgënjyer dhe i  vogël.

“ U ndjeva i vogël. Kur diçka e turpshme ndodh dhe ti shikon përreth nëse dikush e ka parë atë, kjo është ajo që unë ndjeva dhe u përpoqa ta fsheh”, ka shtuar më tej futbollisti i Atlantës.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport goosens ronaldo goosens ronaldo

Sondazh

Poll