Sport

VIDEO/ Titulli i La Liga-s në ankand, Atletico bie në Andaluzi…

5 Prill 2021, 05:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Titulli i La Liga-s në ankand, Atletico bie në Andaluzi…

SPANJE – Kur kanë mbetur edhe 9 javë nga përfundimi i kampionatit, titulli i LaLiga-s në Spanjë ka dalë në ankand. Skuadra madrilene e Simeones e ka ulur tempin dhe fare pranë ndjen “frymëmarrjen” e Realit dhe Barcelonës.

Në javën e 29-të të kampionatit, skuadra andaluziane Sevilla ia arriti të mundë me rezultatin minimal 1-0, madrilenët e Atleticos, duke e bërë shumë më të bukur dhe interesante garën për titullin kampion në Spanjë.

Fati i takimit u vendos nga argjentinasi Marcos Acuna, i cili në minutën e 70-të arriti të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë një 3-pikësh të vlefshëm skuadrës së Lopeteguit. Sevilla në minutën e 8-të humbi edhe një penallti të ekzekutuar nga Lucas Ocampos, goditja e të cilit u prit nga portieri slloven Jan Oblak.

Aktualisht, Atletico Madrid udhëheq renditjen e La Liga-s me 66 pikë, e ndjekur nga Real Madrid me 63, Barcelona me 62 pikë, por që sot do të presë në “Camp Nou” Valladolid, si dhe Sevilla, e cila është pozicionuar në vendin e katërt me 58 pikë. Skuadrat e tjera janë të distancuara…

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atletico madrid jan oblak lopetegui marcos acuna realit dhe barcelonës. sevilla atletico madrid jan oblak lopetegui marcos acuna realit dhe barcelonës. sevilla

Sondazh

Poll