Sport

VIDEO / Fitore me përmbysje, United ngjitet i dyti në Premier

5 Prill 2021, 05:40 Nga DOSJA
VIDEO / Fitore me përmbysje, United ngjitet i dyti në Premier

ANGLI – Manchester United ia doli të fitojë 2-1 përballë Brighton në “Old Trafford”, duke siguruar suksesin e tretë radhazi dhe “blinduar” vendin e dytë në Premier. Ndeshja nisi keq për “djajtë”, të cilët në minutën e 13-të pësuan një gol nga Danny Welbeck realizoi me kokë pas një kros të ardhur nga krahu i djathtë.

Fraksioni i dytë i lojës ishte diçka tjetër. Në minutën e 62-të Markus Rashford tundi rrjetën kundërshtare, duke vendosur barazpeshën 1-1. Golin e fitores për skuadrën e Solskjaer e realizoi Greenwood në minutën e 83-të, duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së Manchester United që u ngjit në vendin e dytë me 60 pikë, pas 30 ndeshjesh.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport brighton danny welbeck manchester united markush rashford old trafford brighton danny welbeck manchester united markush rashford old trafford

Sondazh

Poll