Sport

VIDEO/ Uzuni është i pandalshëm te Ferencvaros, sulmuesi hap goleadën e skuadrës hungareze

4 Prill 2021, 19:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Uzuni është i pandalshëm te Ferencvaros, sulmuesi hap

HUNGARI– Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik te skuadra e Ferencvaros. Sulmuesi shqiptar është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës hungareze, këto e tregojnë shifrat e lojtarit. Në ndeshjen e fundit ndaj Budafokit, skuadra e Ferencvaros fitoi me shifrat 4-0.

Në minutën e 55-të beratasi fitoi 11-m, ishte po Uzuni që e goditi vetë duke e dërguar topin në rrjetë. Sulmuesi ka shkuar në kuotën e 10 golave, shifra më e lartë e golave që ai ka shënuar në kampionatin elitar të një vendi.

Vjet te Lokomotiva Zgareb kishte shënuar 9 herë, kurse në sezonin e parë 7 gola. Me Laçin në Superiore Uzuni kishte gjetur rrugën e rrjetës 10 herë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ferencvaros uzuni ferencvaros uzuni

Sondazh

Poll