Sport

VIDEO/ Gafa e Hidit bëhet virale, në ndeshjen Bylis-Kastrioti fiton… mërzia

4 Prill 2021, 13:11 Nga DOSJA
VIDEO/ Gafa e Hidit bëhet virale, në ndeshjen Bylis-Kastrioti

BALLSH– Në javën e 26-të të Kategorisë Superiore u luajt takimi ndërmjet Bylisit dhe Kastriotit përfunduar me shifrat 1-1. Një rezultat që i bën punë skuadrës krutane që e mban distancën e njëjtë në klasifikim. Vetëm dy minuta loje janë kërkuar që Prodani të gjente golin e parë pas një aksioni të bukur të Kastriotit.

Por për të rikthyer baraspeshën ka menduar Hidi. Një gabim trashanik i portierit të krutanëve që ka kërkuar të driblojë Ntephen, por pa ia dalë dhe topi shkoi shkoi në rrjetë. Bylisi ka qenë më kërkues për të gjetur fitoren, megjithëse nuk arritën dot ndaj Kastriotit që të merrnin më shumë se barazimi 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bylis kastrioti bylis kastrioti

Sondazh

Poll