Sport

Më i paguari te Manchester United, klubi anglez vendos në shitje De Gea-n, por fillimisht duhet ta…

4 Prill 2021, 17:09 Nga DOSJA
Më i paguari te Manchester United, klubi anglez vendos në shitje De

SPANJË– Sipas “Mirror”, Manchester United ka vendosur të shesë portierin David de Gea-n në merkaton e ardhshme të verës, për t’ia besuar portën të riut Henderson. Spanjolli ka qenë i palëvizshëm ndërsa vendi i tij tashmë është “vjedhur” në javët e fundit. De Gea në fakt ka rinovuar kontratën e tij me klubin në vitin 2019, pak para se të ishte në gjendje të përfundonte në një klub tjetër.

United i ofroi portierit një pagë faraonike, më e larta në klub, me 15 milion euro neto deri në vitin 2023. Është e kuptueshme që tani anglezët nuk duan ta shpenzojnë më një shifër të tillë për një lojtarë stoli, por edhe De Gea nuk do të jetë sigurisht shumë i lumtur për të hequr dorë nga paratë që i takojnë.

Kështu, siç ka shpjeguar Mirror, Djajtë e Kuq do të jenë të detyruar ta paguajnë lojtarin që të largohet. Dhe shpresa është që të paktën vlera e tij të mos ulet shumë…

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport de gea manchester united de gea manchester united

Sondazh

Poll