Sport

VIDEO/ Kukësi është një dështim i vërtetë! Skënderbeu e fut në krizë, Tirana nuk e diskuton Apoloninë

4 Prill 2021, 16:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Kukësi është një dështim i vërtetë!

SHQIPËRI-Java e 26-të e Kategorisë Superiore u mbyll me dy ndeshje. Kukësi-Skënderbeu dhe Tirana-Apolonia. Surprizë ishte ndeshja zhvilluar në “Elbasan Arena” atje ku Kukësi harron të fitojë. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën, Skënderbeu do të shënonte me Mensah, i cili në minutën e 78’, pas një kombinimi perfekt me Kosta Vangjelin, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, për t’i dhënë një fitore shumë të rëndësishme korçarëve. Më këtë fitore, Skënderbeu qëndron në vendin e parafundit të renditjes me 22 pikë, ndërkohë që Kukësi ka shtatë ndeshje rradhazi pa fitore.

TIRANA-APOLONIA 5-2

Tirana fiton me përmbysje ndaj Apolonisë me shifrat 5-2. Të besuarit e Kamaratës e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 1-2, teksa për fierakët do të shënonte dy herë Levendi. Në pjesën e dytë bardheblutë vendosën diktatin, duke e dominuar totalisht këtë 45 minutësh, ku realizuan plot 4 herë me Torasa 51′, Batha 65′ (p), Ismailgeci 77′ dhe Kale 90+1′. Një fitore e tillë bën që Tirana të shkojë në vendin e 5-të në kuotën e 41 pikëve, duke hyrë në vallen e titullit ku distanca është vetëm 5 pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport apolonia tirana apolonia tirana

Sondazh

Poll