Bota

Erdogan i frikësohet një “puçi” të dytë?! Nis në masë arrestimet, 10 admiralë pensionistë përfundojnë në pranga

5 Prill 2021, 06:40 Nga DOSJA
Erdogan i frikësohet një “puçi” të dytë?!

TURQI– Valë arrestimesh pas letrës që 103 admiralë të dalë në pension i dërguan presidentit turk Recep Tajip Erdogan. Arrestimi i tyre ka nisur dhe pritet të përfundojë pas 10 ditësh, bazuar në raportimet e gazetës opozitare “Cumhuriyet”, ndërsa deri më tani në pranga kanë përfunduar 10 prej tyre. 

Admirali Cem Gurdeniz u arrestua këtë mëngjes në shtëpinë e tij, ndërsa lajmi u konfirmua me një postim në Twitter, nga gruaja e tij Rengin Gurdeniz, e cila deklaroi se policia bastisi shtëpinë e tyre pak para orës 6.30 të mëngjesit.

Gürdeniz konsiderohet teoricien i doktrinës “Blue Homeland” . Ai ishte i pari që iu referua konceptit të “Atdheut Blu” në 2006, duke prezantuar dhe analizuar teorinë e tij në librin e tij me të njëjtin emër (“Mavi Vatan”) ku ai paraqet pretendimet e Turqisë ndaj Detit Egje dhe Detit Mesdhe, me synimin për t’u bërë një marinë/fuqi e madhe.

Gurdeniz  bashkë me kolegët e tij denoncuan islamizimin e Forcave të Armatosura Turke, duke shprehur shqetësim edhe në lidhje me traktatin e Montreux, i cili garanton lundrimin falas të anijeve civile në kohë paqeje.

Traktati i Montreux gjithashtu lejon kalimin e anijeve luftarake nga vendet e Detit të Zi, me kusht njoftimin vetëm 7 ditë parë, duke kufizuar që nuk i përkasin vendeve të Detit të Zi.

Reagimet pas arrestimeve ishin të ashpra! Kryeparlamentari turk Mustafa Sentop tha se: këta pensionistë, të cilët nuk i kemi parë për vite me radhë, po krijojnë kaos në Turqi me axhendat e tyre”. Më pas, ministri i Brendshëm Suleiman Soilou shtoi se: Qeveria gjithmonë kujton ata që janë besnikë ndaj demokracisë. Këta admiralë nuk duhet të përdorin gradën dhe uniformën e tyre si një mjet presioni për të promovuar retorikën e tyre.

Marrë dhe përkthyer nga Protothema

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota cem gurdeniz  recep tajip erdogan turqi vale arrestimesh ne turqi cem gurdeniz  recep tajip erdogan turqi vale arrestimesh ne turqi

Sondazh

Poll