Bota

Osmani zgjidhet deputete, PDK: Është përçarëse, sot ishte seanca e territ dhe e pazareve

4 Prill 2021, 19:11 Nga DOSJA
Osmani zgjidhet deputete, PDK: Është përçarëse, sot

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës e ka konsideruar të padenjë dhe të padrejtë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e vendit. Në një njoftim, PDK ka deklaruar se sot në Kuvend ishte një seancë e territ dhe e pazareve, ku Kurti i nënshtroi të gjithë deputetët që të votonin për Osmanin. PDK-ja gjithashtu ka folur edhe për largimin e deputetës së tyre Adelina Grainca, drejt VV-së, gjë që të cilën e quajti si veprim të ulët dhe tradhëti ndaj votuesve të PDK-së.

“Sonte, në seancë të territ e të pazarave të cilat do t’i marrim vesh më vonë, Kosova rrëshqiti në monizëm, duke iu bërë dëm i pariparueshëm demokracisë së vendit. Sonte, autoritari Albin Kurti nënshtroi deputetët e tij, presidenten tashmë të zgjedhur të vendit dhe çfarë është për keqardhje edhe një parti opozitare si LDK-ja, për të shtrirë kontrollin e tij të plotë mbi institucionet e Kosovës. Kurti fillimisht e ndau LDK-në, pastaj e shantazhoi dhe kur kjo nuk i mjaftoi, edhe e kërcënoi dhe e zhveshi nga dinjiteti që i kishte mbetur.

Jo vetëm kaq, Kurti dhe Osmani u lëshuan në pazare me Listën Srpska dhe në blerje të deputetëve të opozitës, si Adelina Grainca, deputete e turpit që tradhëtoi votuesit besnik të PDK-së, për të siguruar votat në këmbim të favoreve dhe privilegjeve duke e kompremetuar tërësisht këtë proces dhe duke e deligjitimuar pozitën e presidentit të shtetit. Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të padenjë, përçarëse dhe partiake Vjosa Osmanin, e cila do t’i shërbej vetëm kryeministrit Kurti por jo edhe qytetarëve të Kosovës dhe përfaqësimit të interesave të tyre.

Vjosa Osmani, presidentja e zgjedhur, nuk do të jetë asnjëherë presidentja valide, unifikuese dhe e të gjithë popullatës – por një figurë e grupeve biznesore, marionetë e një autoritari dhe emri që bëri të mundur goditjen më të madhe demokracisë së vendit.
Partia Demokratike e Kosovës, si forca e vetme opozitare ndaj këtij pushteti të ri autoritar, do të angazhohet tërësisht në mbrojtjen e rendit demokratik, kushtetutshmërisë dhe do ta kundërshtoj me tërë kapacitetet shantazhin e ushtruar ndaj opozitës dhe institucioneve tjera të pavarura”, thuhet në reagimin e PDK-së.

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet para deputetëve: Zotohem se do punoj çdo ditë, nuk ndalem derisa Serbia të japë llogari!

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora pdk vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves pdk vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2021, 17:57

KOSOVË– Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës. Nga Kuvendi ajo u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me v...