Bota

Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente, Albin Kurti vendos “paqe”: Fituan të gjithë!

5 Prill 2021, 05:52 Nga DOSJA
Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente, Albin Kurti vendos “paqe”:

PRISHTINË– Kryeministri i Kososvës, Albin Kurti ka përcjellë një mesazh pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit në postin e presidentes së vendit. Me anë të një postimi në Facebook, Kurti shkruan se të gjithë palët kishin dalë të fituara. 

Sonte fituan të gjithë, fitoi shteti i pavarur, fituan qytetarët e vendit, fitoi republika dhe demokracia, fituan deputetët dhe partitë, fitoi kuvendi dhe qeveria. Sonte nuk ka humbës. Sonte fituam të gjithë. Sepse Kosova e fitoi Presidenten e saj, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, së cilës iu lexua emri 71 herë në raundin e tretë në Kuvend, pasi që me 14 shkurt e votuan mbi 300 mijë qytetarë. Na presin shumë punë të mëdha e të vështira, në ditët e javët e muajt në vijim, në kushtet e një krize të shumëfishtë, ku pandemia e cila na u shtua para një viti është veçse njëra prej tyre. Por, bashkë gjithsesi do t’ia dalim, do të dalim së bashku të suksesshëm, sepse nuk do të ndalemi, sepse do të angazhohemi e kontribuojmë për interesin e përgjithshëm me vullnet të paepur. Ju falemnderit të gjithëve. U jemi mirënjohës secilit,”-tha Kurti.

POSTIMI I PLOTË:

Vjosa Osmani u zgjodh dje zyrtarisht Presidentja e gjashtë e Kosovës. Osmani mori 71 vota në raundin e tretë të seancës së votimit në Kuvend, duke premtuar drejtësi. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosove zgjedhja e presidentit ne kosove albin kurti kosove zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll