Bota

U zgjodh si Presidente, Adbixhiku për Vjosa Osmanin: Roli i saj është të përfaqësojë të gjithë qytetarët e vendit 

4 Prill 2021, 21:23 Nga DOSJA
U zgjodh si Presidente, Adbixhiku për Vjosa Osmanin: Roli i saj

KOSOVË- Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar Vjosa Osmanin për postin e Presidentes së Kosovës. Në një deklaratë, ai ka thënë se shpreson që Presidentja të ushtrojë rolin e saj me dinjitet dhe të përfaqësojë të gjithë qytetarët e vendit njësoj. Abdixhiku gjithashtu tha se LDK-ja do të vazhdojë rolin e saj në opozitë përball pushtetit absolut.

“Tani kemi një presidente të vendit, i urojmë shëndet dhe shpresojmë që e njëjta do të ushtroj rolin e saj kushtetues me dinjitet duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit dhe duke i konsultuar të gjitha partitë dhe të lë një shenjë të mirë në pesë vitet e ardhshme. LDK në këtë moment e tutje pas stabilitetit të krijuar në vend do të vazhdojë rolin e saj opozitar përballë një pushteti absolut”, tha Abdixhiku.

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet para deputetëve: Zotohem se do punoj çdo ditë, nuk ndalem derisa Serbia të japë llogari!

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves lumir abdixhiku vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves

Sondazh

Poll