Bota

‘Bark dhe duar të trasha’/ Ministrja e Arsimit e Kosovës reagon pas statusit të deputetit për Vjosa Osmanin: Gjuha e tij

5 Prill 2021, 06:17 Nga DOSJA

KOSOVË– Ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në ‘Facebook’ nga deputeti dhe profesori universitar Ardian Kastrati, i cili e  publikoi në momentin kur Vjosa Osmani po zgjidhej si presidente.

Statusi i tij lidhet me një grua mbipeshë, duke e quajtur një grua me bark, duar të trasha dhe me një fytyrë të fryrë.

Ministrja shkruan se gjuha që deputeti ka përdorur është e paparanueshme dhe skandaloze.

Gjuha e përdorur nga Ardian Kastrati është skandaloze dhe e papranueshme. Është shumë shqetësuese në secilin rast, e duke ditur se i njëjti është profesor universitar e deputet është jo vetëm e papranueshme dhe e dënueshme, por duhet reagim i përgjithshëm dhe distancim edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Kjo më s’ka të bëj me edukatën e tij, ky është problem më i madh dhe duhet shqyrtuar me seriozitet”, theksoi Nagavci.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arbërie nagavçi zgjedhja e presidentit ne kosove arbërie nagavçi zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll