Bota

‘Iu ka dhënë drejtim të gabuar’/ Bëri status për gruan mbipeshë, Kastrati: Postimi im nuk ka qenë as për Vjosa Osman

5 Prill 2021, 06:25 Nga DOSJA

KOSOVË– Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas kritikave që mori lidhur me një status ku përmendte fjalët e veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, që përshkruante një grua në peshë.

Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se nuk ka dashur ta ofendojë as presidenten e sapozgjedhur Vjosa Osmanin, e as deputeten që kaloi nga PDK’ja në VV, Adelian Graincën.

Ndër të tjera, ai shkruan se në momentin kur ka bërë statusin nuk ishte duke parë Kuvendin.

POSTIMI:

Postimit qe kam bere ku e citoj Faik Konicen iu paska dhane drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh qe me paskan gozhdu do analista e portale.Une as qe kam qene tu e pa seancen per zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru ate postim. As qe me ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as per asnje te person te gjalle ne kete bote. …siç paskan aluduar disa.Askush nuk duhet te ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adrese politike e aq me pak seksiste. Me ngadal mos beni turr! Per ceshtje politike kur dua te reagoj i permendi me emer e mbiemer, qysh i kam permend gjithe!Tani hapni syte ju qe paskeni marre turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices me poshte, nga i cili kam nxjerre ate tekst fjale per fjale i cili ska te bej me politiken aktuale, por thjeshte eshte reference ne satiren e Konices.A ma gjen dikush ne postimin tim qe kam permend Vjosa Osmanin apo kedo tjeter ?

Statusi i bërë nga Kastrati lidhet me një grua mbipeshë, duke e quajtur një grua me bark, duar të trasha dhe me një fytyrë të fryrë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora ardian kastrati ardian kastrati

Sondazh

Poll