Bota

U zgjodh si Presidente, urimet dhe mesazhet për Vjosa Osmanin nga diplomatët

4 Prill 2021, 19:45 Nga DOSJA
U zgjodh si Presidente, urimet dhe mesazhet për Vjosa Osmanin nga

KOSOVË- Diplomatë dhe Ambasadorë të vendeve të ndryshme në Kosovë kanë uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e vendit.  Urimet për Osmanin nga diplomatët kanë qënë të shumta, por Dosja.al ju sjell të lexoni disa prej tyre.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente me anë të një postimi në Twitter. Kosnett ka shkruar se SHBA-ja do të mbetet e përkushtuar dhe do të ruaj një partneritet të ngushtë me Kosovën në mënyrë që të ndërtohet një e ardhme e sigurtë.

“Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si President, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, shkruan Kosnett.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka uruar Osmanin me anë të një postimi në Twitter, ku ka thënë se mezi pret që të punojnë bashkë.

“Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen tuaj si Presidente e Kosovës. Të dëshiroj shumë suksese në pozitën tuaj shumë të rëndësishme dhe mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar Lajçak.

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando gjithashtu ka ruar Osmanin me anë të një postimi në Twitter, ku ka shkruar se Italia do të jetë e përkushtuar që të punojë ngushtë dhe të forcojë partneritetin mes dy vendeve

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, dhe të popullit të Kosovës. Italia është e përkushtuar të punojë ngushtë për të forcuar më tej partneritetin midis vendeve tona dhe për të mbështetur rrugën euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Orlando.

Ambasadori i Anglisë në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar osmanin për marrjen e postit të Presidentes me anë të një postimi në Facebook. Ai ka shkryar se ky është një moment suksesi demokratik dhe se qeveria tani mund të fillojë të përballet me sfidat.

“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente. Ky është një sukses për demokracinë dhe demokratët në Kosovë. Tani qeveria mund të vazhdojë me trajtimin e sfidave me të cilat përballet Kosova, duke filluar me pandeminë,” ka shkruar Abbott.

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka uruar Osmanin me anë të një postimi në Twitter, ku ka shkruar se Gjermania do të jetë një mik i fortë dhe një partneri i ngushtë me Kosovën.

“Urime VjosaOsmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës. Gjermania do të vazhdojë të jetë një mik dhe partner i ngushtë për Kosovën. Unë pres që të punoj nga afër me ju në intesifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-kosovare”, shkruan Rohde.

Ambasada e Francws gjithashtu ka uruar Osmanin pwr fitorwn me anw tw njw postimi nw Twitter.

“Franca i dërgon urimet e saj të sinqerta Presidentes së re të Republikës së Kosovës, Znj Vjosa Osmani”,shkruhet nw postim.

LAJMI KRYESOR: ZHVILLIMET/ Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës me 71 vota, betohet para deputetëve: Zotohem se do punoj çdo ditë, nuk ndalem derisa Serbia të japë llogari!

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora miroslav lajčák nicholas abbott nicola orlando philip kosnett vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves miroslav lajčák nicholas abbott nicola orlando philip kosnett vjosa osmani vjosa osmani zgjidhet presidente e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2021, 17:57

KOSOVË– Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj të parë si Presidente e Kosovës. Nga Kuvendi ajo u shpreh se populli i Kosovës vjen nga një histori me v...