Bota

Me gota shampanje në duar! Vjosa Osmani organizon “afterparty” në Presidencë, fton ‘miqtë e ngushtë’. Nuk mungon as

5 Prill 2021, 06:09 Nga DOSJA
Me gota shampanje në duar! Vjosa Osmani organizon “afterparty”

PRISHTINË– Zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të shtetit të Kosovës është shndërruar në një festë për politikën. Në një foto të postuar nga deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, shihen liderët e shtetit duke festuar pas zgjedhjes së presidentes.

Me nga një gotë shampanjë në duar, në foto shihet presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Por nuk mungojnë as deputetë të tjerë. 

“Bashkë me Kryeministrin Kurti, Zv kryeministren Gërvalla, Kryetarin e Kuvendit Konjufca, ministra e deputetë, duke uruar detyrën Presidentes Vjosa Osmani . Ditë e mirë për demokracinë. Kosova kompleton sukseshëm institucionet e saj, dhe hyn në fazën e stabilitetit,”- shkruan Haxhi Avdyli në statusin e tij në Facebook.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, ndërsa mbante rekordin si personi më i votuar në zgjedhje, me mbi 300 mijë vota.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani zgjidhja e presidentit ne kosove vjosa osmani zgjidhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll