Bota

Sot protestë para rektoratit të UP-së, kërkohet përjashtimi i Ardian Kastratit, thirrja: Seksizmi s’duhet të paguhet me

5 Prill 2021, 06:21 Nga DOSJA
Sot protestë para rektoratit të UP-së, kërkohet

PRISHTINË– Një protestë është organizuar ditën e sotme para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ku edhe do të kërkohet përjashtimi i pedagogut Ardian Kastriati.

Gjithçka ka nisur nga një status i tij për një grua mbipeshë, duke shkaktuar shumë reagime në rrjet, deri në organizimin e një proteste kundër tij.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkim të botuar në “Gazeta Dielli” mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish-zyrtare të lartë të Stambollt) që sonte më bëri të qesh me lot: “një fshatarkë me një bark si kadë e me këmbë si magje me një palë duar të tradha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë etë kuqe si piper t’Ohrit”,”-shkruante ai, duke shtuar dyshimet që ishte “thumb” për presidenten Vjosa Osmani. 

Sot në orën 11:00 në oborrin e rektoratit të UP do të kërkohet largimi i tij, me thirrjen se seksizmi nuk duhet që të paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës. 

“Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit,”- shkroi Rron Gjinovci.

POSTIMI I PLOTË:

 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni ardian kastriati protesta per ardian kastriatin ardian kastriati protesta per ardian kastriatin

Sondazh

Poll