Sport

Neymar tremb PSG! Sulmuesi brazilian ende nuk ka rinovuar kontratën, mendohet për një…

4 Prill 2021, 12:59 Nga DOSJA
Neymar tremb PSG! Sulmuesi brazilian ende nuk ka rinovuar kontratën,

SPANJË-E ardhmja e Neymar te PSG vazhdon të mos jetë e sigurt dhe si gjithnjë, për brazilianin ka nisur një telenovelë. Së fundmi, ishte spanjollja “RAC1”, që raportonte se Neymar nuk do të rinovojë me PSG, pasi ka patur një bisedë me Messin dhe Laportën për t’u rikthyer te Barcelona.

Kjo lidhet me faktin se kapiteni argjentinas do të vazhdojë të mbetet te klubi katalanas.Rikthimi i Neymar te Barcelona do të ishte i vështirë duke pasur parasysh situatën financiare të klubit, megjithatë ai do të ishte i gatshëm të sakrifikonte për të kompletuar lëvizjen.

Ndërkohë, drejtuesit e Barcelonës nuk kanë përjashtuar rikthimin e tij, por objektivi konkret është Erling Haaland dhe Lautaro Martinez.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport neymar psg neymar psg

Sondazh

Poll