Sport

Interi i Contes për rekord! Nuk kishte ndodhur prej 14 vjetësh, fitorja e fundit ndaj Bolognas vendos…

4 Prill 2021, 12:38 Nga DOSJA
Interi i Contes për rekord! Nuk kishte ndodhur prej 14 vjetësh,

ITALI-Fitorja kundër Bolonjës vendosi një rekord që u jep tifozëve të Interit shpresë. Kundër kuqebluve, ekipi drejtuar nga Antonio Conte arriti fitoren e nëntë radhazi në kampionat, siç nuk kishte ndodhur për 14 vjet. Hera e fundit që zikaltrit arritën një varg kaq të gjatë fitoresh ishte në vitin 2007, kur Roberto Mancini ishte si trajner i skuadrës dhe në fund të një sezoni të dominuar mbërriti kampionati i dytë radhazi (pas atij të dhënë në tryezë)

Është e vështirë të bësh krahasime me ekipin e sezonit 2006/07, drejtuar nga Zlatan Ibrahimovic, Interi dominoi një Serie A që mbeti praktikisht e pakonkurrueshme, duke pushtuar rekordin e pikëve në një sezon të vetëm (97, më pas i thyer nga Conte me Juventusin në sezonin 2013/14)

Tani Serie A duket qartë më e ekuilibruar, por ndryshimi i ritmit që zikaltërit kanë pasur në dy muajt e fundit i ka lejuar skuadrës të largohet ndjeshëm me kundërshtarët dhe t’i afrohen më shumë objektivit që të gjithë tifozët kanë dëshiruar dhe kanë pritur për 11 vjet.Nëntë fitoret radhazi në nëntë ndeshjet e para të fazës së dytë, nga ana tjetër, përfaqësojnë një rekord të mëtejshëm, të ndarë me Juventusin e Allegrit 2017/18 dhe me Milanin e Sacchi 1989/90 (i cili megjithatë nuk u shpall kampion) .Me pak fjalë, rruga është ende e gjatë, pas ndeshjes me Sassuolon do të jenë dhe 9 javë,  nga tre përplasje direkte (Napoli, Roma dhe Juventus), por Interi duket se i ka të gjithë numrat në mënyrë që të kthehet atje ku ka munguar për shumë kohë.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport conte inter conte inter

Sondazh

Poll