Sport

Kartoni i kuq! Sulmuesi Riberi kërkon falje në rrjetet sociale

4 Prill 2021, 10:32 Nga DOSJA
Kartoni i kuq! Sulmuesi Riberi kërkon falje në rrjetet sociale

ITALI – Franck Ribery kërkon falje. Pas ndëshkimit me karton të kuq të drejtpërdrejtë kundër Genoa, sulmuesi francez Fiorentinës ka shkruar një postim të përzemërt në “Instagram”, në të cilin u kërkon falje shokëve të tij të skuadrës dhe jo vetëm:

“Djema, më vjen keq që ju lashë vetëm, nuk doja të ndërhyja keq dhe për këtë unë ju kërkoj falje, – lexon në profilin e Ribery në “Instagram”. – Ju luftuat deri në fund dhe ishit shumë të mirë dhe të kujdesshëm. Vazhdoni kështu! Forca Viola.”

Ndeshja Genoa-Fiorentina përfundoi në barazim 1-1. Në minutën e 52-të të ndeshjes, Franck Ribery ndërhyri ashpër dhe gjyqtari Maresca e ndëshkoi direkt me karton të kuq, duke e lënë Fiorentionën me 10 lojtarë për vazhdimin e lojës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fiorentina franck ribery genoa instagram fiorentina franck ribery genoa instagram

Sondazh

Poll