Sport

Anglia, 8.000 tifozë në “Wembley” për finalen e “Carabao Cup”

4 Prill 2021, 10:05 Nga DOSJA

ANGLIA – Futbolli anglez po përgatitet të ketë përsëri tifozët e tij. Deri në 8.000 spektatorë do të pranohen në finalen e “Carabao Cup” midis Tottenham dhe Manchester City, e planifikuar për në “Wembley” më 25 prill”.

Një pjesë të biletave do të jenë të destinuara për tifozët e dy klubeve dhe një pjesë e rezervuar për banorët dhe stafin e NHS, sistemi shëndetësor britanik. Kjo u njoftua nga Liga Angleze e Futbollit, e cila organizon ndeshjen, duke e quajtur ngjarjen “një moment historik të rëndësishëm”.

Një javë para finales së “Carabao Cup”, më 18 prill, i njëjti stadium i Londrës do të presë 4.000 tifozë për gjysmëfinalen e parë të “FA Cup” midis Leicester dhe Southampton, ndërsa më 15 maj, pretendohet që numri të ngrihet në 21.000 tifozë të pranishëm për ndeshjen finale.

Politika për një hapje graduale të numrit të tifozëve gjatë një muaji, po përdoren në një vend, ku më shumë se 50% e të rriturve kanë marrë tashmë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid. Do të ketë 9 ngjarje në Angli, të cilat do të hapen pjesërisht për publikun në javët e ardhshme, një lloj “eksperimenti i parë”, me shpresën për të qenë në gjendje të kthehemi në normalitetin e plotë në verë, në funksion të Kampionatit Europian.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport carabao cup manchester city tottenham carabao cup manchester city tottenham

Sondazh

Poll