Sport

VIDEO / Bayern mposht rivalin Leipzig dhe “prek” titullin e 9 radhazi, Borussia Dortmund rrezikon Champions

4 Prill 2021, 06:20 Nga DOSJA
VIDEO / Bayern mposht rivalin Leipzig dhe “prek” titullin e 9

GJERMANI – Bayern Mynih fitoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Leipzig në “Red Bull Arena” dhe “vret” garën për titullin kampion, që duket se ka marrë rrugën për në Bavari për të 9-tën herë radhazi. Teksa duket se një emër i rëndësishëm si Borussia Dortmund, nuk do të mund të sigurojë praninë e vet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndonëse pa sulmuesin kryesor Robert Lewandowski, Bayern ia doli të shënojë golin me vlerë 3-pikëshe, me anë të Leon Goretzkas në minutën e 40-të të pjesës së pare, pas një assiti të marrë nga Myller.

Më pas bavarezët mbrojtën kuadratin e Manuel Neuer. Skuadra e drejtuar nga Julen Nagelsmann nuk pati forcë të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Leipzig, me diferencë prej 7 pikësh ruan vendin e dytë, por mbyll ëndërrën titull, kur kanë mbetur vetëm 7 javë nga përfundimi i Bundesligës.

Sakaq, edhe pse kërkonte të luftonte për titull këtë vit, Borussia Dortmundi, ka dalë jo vetëm jashtë garës për titull, por duket se edhe prej asaj për Champions League, pas humbjes 2-1 që pësoi në shtëpi përballë Eintraht Frankfurt.

Pas autogolit të Schulz në minutën e 11-të që i kaloi miqtë në epërsi, ishte Hummels që në të 45-tën shënoi dhe vendosi gjithçka në barazpeshë. Mirëpo në minutën e 87-të Andre Silva shënoi golin e fitores për Frankfurtin, i cili tani renditet në vendin e katërt, me 50 pikët e grumbulluara, ku ka krijuar një diferencë prej 7 pikësh ndaj Borussias, që e ndjek nga afër.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern mynih borussia dortmundi champions league eintraht frankfurt julen nagelsmann manuel neuer robert lewandowski bayern mynih borussia dortmundi champions league eintraht frankfurt julen nagelsmann manuel neuer robert lewandowski

Sondazh

Poll