Sport

VIDEO / Pas Shqipërisë, Rei Manaj “shpëton” edhe Barcelonën B. Në stadium dhe Koeman!

4 Prill 2021, 07:11 Nga DOSJA
VIDEO / Pas Shqipërisë, Rei Manaj “shpëton” edhe

SPANJE – Pas golit të shënuar për kuqezinjtë e Shqipërisë në ndeshjen ndaj San Marinos për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, sulmuesi i kuqezinjve Rei Manaj ka shënuar edhe për Barcelona B në Secunda Division në Spanjë.

Skuadra “e vogël” katalane ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Alcorcon. Takimi u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi kuqezi Rei Manaj goditi dhe e dërgoi topin aty ku nuk mund ta arrinte portieri kundërshtar.

Ky gol i radhës merr edhe një rëndësi të veçantë, pasi i pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe holandezi Ronald Koeman, trajneri i skuadrës së madhe Barcelona. Goli ndaj Alcorcon është i 9-ti për sulmuesin shqiptar Rei Manaj në Secunda Division, me fanelën e Barcelona B këtë sezon.

Bona jugada d’equip i gol de Rey Manaj ⚡

Segueix EN DIRECTE el Barça B-Alcoyano a BarçaTV+: https://t.co/ItYOpokWvT pic.twitter.com/XFHdJBPpv0

— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) April 3, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona b rei manaj secunda division barcelona b rei manaj secunda division

Sondazh

Poll