Sport

Trajneri Grima përzgjedh 20 vajzat kuqezi, për miqësoren ndaj Bosnjës…

4 Prill 2021, 09:41 Nga DOSJA

TIRANE – Kombëtarja shqiptare e femrave do të luajë javën e ardhshme një ndeshje miqësore me Bosnje Hercegovinën, në qytetin e Zenicës, më 9 prill.

Një test ky për trajnerin Armir Grima, për të parë gjëndjen e lojtareve dhe për të vëzhguar më nga afër elementet që vijnë për herë të parë në këtë grumbullim. Në listën kuqezi janë 20 lojtare, 18 prej të cilave janë nga kampionati shqiptar dhe dy lojtare janë pjesë e Mitrovicës, në kampionatin e Kosovës.

Grumbullimi për këtë miqësore do të zhvillohet në Shkodër, duke filluar nga dita e hënë. Vajzat kuqezi do të stërviten me dy seanca në ditë përpara se të udhëtojnë drejt Zenicës për të luajtur miqesoren me përfaqësuesen e Bosnjës.

Kjo ndeshje është e para për skuadrën e trajnerit Grima pas muajit dhjetor, kur mbyllën ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian, një fushatë kjo e sukseshme, e cila tregoi përmirësimin e vazhdueshëm të futbollit të femrave në Shqipëri.

Ja dhe lista e kombëtares së femrave për miqësoren ndaj Bosnjës:

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport armir grima bosnjë-hercegovinën zenicës armir grima bosnjë-hercegovinën zenicës

Sondazh

Poll