Sport

VIDEO/ Bologna e bën të vuajë, Inter i falet Lukakut në rrugën drejt titullit kampion

3 Prill 2021, 20:52 Nga DOSJA
VIDEO/ Bologna e bën të vuajë, Inter i falet Lukakut në

ITALI-Mjafton Lukaku që Inter të fitojë dhe të shkëputet nga Milan e Juventus që ditën e sotme u ndalën me nga një barazim. Përballë Bolognës në transfertë mjaftoi Lukaku që skuadra zikaltër të ngjitet në kuotën e 68 pikëve, plot tetë më tepër se Milan që mban vendin e dytë.

Goli do të vinte në minutën e 32-të të takimit, goditja me kokë e belgut shkoi në rrjetë, me portierin totalisht të dorëzuar. Nga ana tjetër Bologna u shfaq shumë kërkuese dhe këmbëngulëse, por vetëm një herë me Sansonen arriti të kërcënojë rrezikshëm portën e Handanovic, që gjithsesi u tregua i gatshëm të zotërojë sferën.

Sfida e radhës e Interit është të mërkurën në orën 18:30 ndaj Sassuolos në “San Siro”, aty ku të besuarit e Antonio Contes do të kërkojnë një tjetër sukses, për të vënë një dorë te titulli kampion.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bologna inter lukaku bologna inter lukaku

Sondazh

Poll

Sport 3 Prill 2021, 15:06

McGrgor konfirmon ndeshjen e tretë me Poirer

IRLNDE – Boksieri irlandez Conor McGregor, kampion bote në dy divizioneve të peshave të ndryshme, u rikthye nga pensionimi në janar kur pësoi humbje tronditëse ...