Sport

Kolumbiani i Premier League trafikant droge, importoi 2 ton kokainë me vlerë 30 milionë dollarë. Dënohet me 11 vite burgim

4 Prill 2021, 05:01 Nga DOSJA
Kolumbiani i Premier League trafikant droge, importoi 2 ton kokainë me

SHBA – Ish-futbollisti i Sauthempton dhe Portsmuth, kolumbiani Jhon Viafara, është dënuar nga një gjykatë në Teksas me 11 vite burg, si është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për trafikun e drogës.

42-vjeçari Viafara, i cili ka luajtur 34 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij, para se të ekstrasdohej për në SHBA kishte pranuar se kishte qenë pjesë e marrëveshjes për të trafikuar 5 kilogram kokainë. Por Teksas mbi të rëndoi edhe akuza se kishte qenë pjesëmarrës në importimin e 2 ton kokaine, me vlerën e rreth 30 milionë dollarëve.

“I akuzuari i kishte të gjitha, famën ndërkombëtare, pasurinë dhe statusin. Por pavarësisht kësaj, ai zgjodhi të përdorte talented edhe në zanatin e keq të tregtisë së drogës”, shpjegoi prokurori amerikan Nikolas Ganjel. Hetimet rreth Viafara kishin filluar tri vite më parë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport jhon viáfara kokaine portsmuth sauthempton teksas jhon viáfara kokaine portsmuth sauthempton teksas

Sondazh

Poll

Sport 3 Prill 2021, 15:06

McGrgor konfirmon ndeshjen e tretë me Poirer

IRLNDE – Boksieri irlandez Conor McGregor, kampion bote në dy divizioneve të peshave të ndryshme, u rikthye nga pensionimi në janar kur pësoi humbje tronditëse ...